Në mediat ndërkombëtare ditëve të fundit kanë marrë jehonë raportimet për sëmundjen e Metapneumovirusit Human, sëmundje respiratore me simptoma të ngjashme me gripin, e ngjashme me COVID-19.
Ashtu sikurs Coronavirusi, HMPV është përhapur në Kinë.
Sipas medias “ECONOMICTIMES”, autoritetet kineze kanë minimizuar rritjen e rasteve të infeksioneve, duke theksuar se “infeksionet respiratore zakonisht arrijnë kulmin gjatë sezonit të dimrit”.
Duke theksuar se autoritetet më të larta botërore të shëndetësisë nuk e kanë cilësuar situatën emergjencë globale shëndetësore, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka treguar se HMPV është virus i zakonshëm respirator.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi sot se ”… Shumica e rasteve të hMPV janë të lehta, me simptoma të ngjashme me të ftohtin e zakonshëm. Patogjenët respiratorë, duke përfshirë gripin sezonal, RSV dhe hMPV, mund të paraqesin rreziqe për personat më të ndijshëm, duke përfshirë fëmijët e vegjël, personat me imunitet të kompromentuar dhe të moshuarit.”
Por cili është rreziku dhe cilat janë simptomat sipas ekspertëve shëndetësor.
Hamdi Ramadani – Infektolog tha se “Mund të paraqiten edhe dridhjet djersitjet, e këto e më vonë është edhe ajo simptomatologjia që ësthë karakteristikë ose resipatore, me kollitje, me teshtitje, me probleme me frymëmarrje, dhe në qoftë se sëmundja nuk përfundon me 4-5 ditë atëherë ky virus mund të shkaktojë edhe ndërlikimen ë formë të një pneumonie.”
Ramadani thekson se ky virus zgjatë 2 deri në 5-6ditë, dhe e kanë stimuluar që të shfaqet gripet sezonale.