Vishaj në “Radar”, flet për aktualitetin me COVID-19

Sipas Vishajt, mbyllja e vendit nuk përbën një zgjidhje efektive ndaj situatës së krijuar nga pandemia COVID-19. Për këtë të fundit, ai ka thënë se simptomat mbesin po të njëjtat dhe se reagimet ndaj tyre, dallojnë ndër individë

Drejtori i Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, njëherësh infektologu, Arben Vishaj

Drejtori i Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), njëherësh infektologu, Arben Vishaj ka treguar gjendjen e të infektuarve me COVID-19, numri i rasteve të së cilës është rritur kohëve të fundit në Kosovë.

I ftuar në “Radar” me Edita Doli në Radio Dukagjini, Vishaj ka bërë të ditur se aktualisht, janë të aktivizuara katër reparte në klinikën infektive dhe janë të shtrirë 22 pacientë.

“Ne në kliniken infektive i kemi të aktiviuzra katër reparte nga shtatë në total. Për momentin, i kemi të shtrirë 22 pacientë”, ka thënë Vishaj.

Përmes një lidhjeje telefonike në “Radar”, sipas Vishajt, kërkesat për shtrim në spital nga të infektuarit për COVID-19, nuk janë të shumta.

Ndër të tjera, Arben Vishaj ka përmendur simptomat e virusit duke thënë se shenjat e përgjtihshme nuk kanë ndryshuar.

“Shenjë e përgjithshme është temperatura. Pastaj, ndër simptomat e tjera janë lodhja, plogështia, vështirësi në frymëarrje, rrjedhje e hundëve, kollë e të tjera”, ka thënë Vishaj gjersa ka thënë që simptomat mbesin të njëjta por, mënyra e reagimit të tyre dallon ndër individ.

Sipas tij, mbyllja e vendit nuk është një zgjedhje për situatën aktuale me COVID-19.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika