Vitaminat që ndihmojnë imunitetin

Sistemi imunitar përbëhet nga një koleksion kompleks qelizash, procesesh dhe kimikatesh.

Ai mbron vazhdimisht trupin kundër patogjenëve, duke përfshirë viruset, toksinat dhe bakteret.

Të pasurit një sistem imunitar të shëndetshëm gjatë gjithë vitit është çelësi për parandalimin e infeksioneve dhe sëmundjeve. Hulumtimet kanë treguar se, suplementet me vitamina, minerale, bimë dhe substanca të tjera mund të ndihmojnë në përmirësimin e reagimit të sistemit imunitar.

Disa suplemente mund të ndërveprojnë me medikamentet, me recetë ose pa recetë. Disa të tjera mund të mos jenë të përshtatshme për njerëzit me probleme të ndryshme shëndetësore. Sigurohuni që të flisni paraprakisht me një profesionist të shëndetit.

  • Vitamina D: Është thelbësore për funksionin e imunitetit. Nivelet e shëndetshme të kësaj vitamine mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të infeksioneve të frymëmarrjes.
  • Zink: Suplementet me zink mund të ndihmojnë në mbrojtjen kundër infeksioneve të traktit respirator dhe të zvogëlojnë kohëzgjatjen e këtyre infeksioneve.

    Vitamina C:
    Mund të ndihmojë në reduktimin e kohëzgjatjes dhe ashpërsisë së infeksioneve të traktit të sipërm respirator, duke përfshirë ftohjen e zakonshme.
  • Bima e egër elderberry: Kjo bimë mund të ndihmojë në reduktimin e simptomave të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, të shkaktuara nga infeksionet virale. Gjithashtu, ndihmon në zbutjen e simptomave të gripit. Megjithatë ka edhe rreziqe dhe nevojiten më shumë kërkime.
  • Kompleks me vitaminat B: Vitaminat B, duke përfshirë B12 dhe B6, janë të rëndësishme për një përgjigje të shëndetshme imune. Megjithatë, shumë të rritur kanë mungesë të tyre, gjë që mund të ndikojë negativisht në shëndetin imunitar.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika