Viti 2023, Ymeri: Nga rezistenca institucionale, Kurti kaloi te insistimi për marrëveshje

Visar Ymeri, analisti politik, vlerëson vitin 2023 në politikën e Kosovës, duke theksuar ndryshimin nga një qëndrim rezistues institucional në një insistim nga kryeministri Albin Kurti për të arritur marrëveshje me Serbinë

Visar Ymeri, Debat Plus.

Analisti politik, Visar Ymeri, ka bërë një vlerësim për vitin 2023 sa i përket dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Duke filluar, sipas tij, nga një qëndrim “rezistues institucional” zhvillimet në dialog kanë përfunduar me një kryeministër të përpiktë për nënshkrimin e marrëveshjes mes dy vendeve.

Ymeri ka thënë se është e rëndësishme vlerësimi i dy mendësive politike që kanë dominuar në politikën e Kosovës, sidomos lidhur me çështjen e veriut.

“Është interesant të bëhet një shikimi në atë se qysh e kemi nisur vitin në raport me dialogun në kuptimin e qëndrimeve institucionale dhe qysh kemi përfunduar. Pra, nga një qëndrim rezistues institucional, se kjo s’bëhet, këtë nuk e pranoj, veriu është çështje e krimit të organizuar e kështu me radhë. Kemi përfunduar në një ngarendje të kryeministrit tonë për nënshkrim të marrëveshjes”, ka deklaruar ai në Debat Plus.

Ai ka përmendur divergjencat në trajtimin e çështjes së veriut, duke e krahasuar një qasje që fokusohet në krime të organizuara dhe një qasje që synon zgjidhjen përmes marrëveshjeve, siç ka vepruar, sipas tij, kryeministri Kurti.

“Domethënë tash në këtë drejtim ato dy mendësi që kanë qenë për të pranishmet përgjatë kohës se jo vetëm tash, por edhe më herët në politikën e Kosovës duhet të vlerësohen edhe jetë vit. Do të thotë cila prej këtyre mendësive politike, qoftë ajo e shndërruar në politikë institucionale ose jo po del të jetë më e qëndrueshme në kuptimin e sjelljes sonë dhe efektet që i kemi mbërritur pastaj. Do të thotë a kemi pasur më shumë efekt me trajtu veriun si çështje të krimit të organizuar të cilën e zgjidhim vetëm me polici, apo me trajtu veriun përmes marrëveshjes siç edhe bëri zoti Kurti në fund”, ka deklaruar Ymeri në Debat Plus.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika