Janë arrestuar pesë persona në Viti, të cilët dyshohen për veprat penale “Vjedhje e rëndë” dhe “Grabitje”.
“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti i Hetimeve Rajonale Gjilan si rezultat i një pune mirë të organizuar operacionale dhe veprimeve hetimore disa mujore kanë arritur që sot me datën 27.11.2023 të lokalizojnë dhe arrestojë pesë (5) të dyshuar meshkuj, kosovar shqiptar G.S. (viti i lindjes 2004), M.M. (viti i lindjes 2000), Z.M. (viti i lindjes 2001), A.M. (viti i lindjes 2002) dhe M.B. (viti i lindjes 2001)”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Arrestimi i të dyshuarve është bërë si rezultat i kontrollit me leje të prokurorit të shtetit në gjashtë lokacione të ndryshme në komunën e Vitisë.
Të dyshuarit kishin arritur që të vidhnin dhe të grabisnin shuma të konsiderueshme të parave të gatshme.
Pas arrestimit, të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës. Prokurori i Shtetit ndaj pesë të dyshuarve ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tyre do të ngrihet kallëzim penal për veprat penale “Grabitje’’ dhe “Vjedhje e rëndë’’.