Vitia: Gjysma e rasteve me kancer të gjirit po diagnostifikohen në stadet e hershme

Ministria e Shëndetësisë, me rastin e muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, ka lansuar fushatën ndërgjegjësuese me moton “Kancerin e gjirit e mposhtim së bashku”.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se kontrollet e shpeshta në rast të ndryshimeve dhe mamografia janë shumë të rëndësishme për parandalimin dhe shërimin e kësaj sëmundjeje.

Ai ka thënë se në dy vjetët e fundit, mbi 50 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit kanë qenë në stadin e parë ose të dytë. Kjo sipas tij, tregon vetëdijesimin te gratë dhe rritë mundësitë për një trajtim të suksesshëm.

“Vetë kontrollet e shpeshta në rast të ndryshimeve dhe mamografia janë shumë të rëndësishme për parandalimin dhe shërimin e kancerit të gjirit. Vitin e kaluar për herë të parë filluam me shërbimin e mamografisë mobile në komunat veriore. Jemi duke punuar edhe në decentralizmin e onkologjisë në vende të tjera. Lista e barnave esenciale është zgjeruar tani në 60 milionë euro, vetëm në onkologji janë 5 milion euro. Operacionet për rikonstruktimin e gjirit ofrohen falas në shëndetësinë publike. Inkurajoj të gjitha gratë edhe burrat që të konsultohen vazhdimisht me mjekun e tyre. Pjesa thelbësore mbetet ndërgjegjësimi dhe vetë kontrolli. Është lajm shumë i mirë se gjatë dy vjetëve të fundit kemi pasur rritje në zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, mbi 50 për qind e grave të diagnostikuara me këtë sëmundje janë në stadin e parë dhe dytë, gjë që tregon vetëdijesimin te gratë por rritë edhe mundësitë për trajtim të suksesshëm”, ka thënë ai.

Ndërsa, një nga të mbijetuarat e kancerit të gjirit, njëherësh drejtoreshë e Qendrës Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit  “Jeta/Vita”,  Nafije Latifi, ka thënë se sot në Kosovë gratë e kanë të mundshme diagnostikimim dhe trajtimin e kompletuar të kancerit të gjirit.

“Sfida ime me kancer të gjirit filloi para 20 vitesh. Ishte rrëfimi i parë publik sepse tema ishte tabu, ishte rrëfimi me qëllim vetëdijësimin dhe informimin për sëmundjen dhe nevojën e kontrollit. Sot nëpër këto sfida kalojnë çdo vit rreth 450 gra me raste të reja. Por këto gra kanë fat sepse sot në Kosovës është i mundhsëm diagnostikimi dhe trajtimi  i kompletuar i kancerit të gjirit, edhe pse ka nevoje ende për përmirësim të kushteve”, ka thënë ajo.

Edhe drejtoresha e Radiologjisë në QKUK, Shekndije Nuza, ka thënë se është shumë i rëndësishëm diagnostikimi i hershem i kësaj sëmundjeje. Ajo ka theksuar se kanceri i gjirit mund t’i prek edhe burrat, jo vetëm gratë.

“Kanceri i gjirit prek jo vetëm vetëm gratë, që është një në 8 gra që sulmohen nga kanceri i gjirit, por është sëmundje që prek edhe gjinin mashkullore. Dedektimi i hershme i kanceri shpëton jetë. Ne duhet gjithmonë t’i kushtojmë një rendësi të madhe atyre që janë prekur”, ka thënë ajo.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika