Vitia i përvishet punës, jo si ministër por si kryetar i Qendrës së VV-së në Prishtinë

Gjatë ditës së premte u mbajt takimi i radhës i kryesisë së Qendrës së Prishtinës me kryetarët e Pikave të Kryeqytetit, ku kryetari i kësaj Qendre, Arben Vitia “foli për aspekte të mobilizimit të përgjithshëm organizativ dhe nevojës për koordinim të përbashkët në mes të Pikave, Grupit të Asamblistëve dhe kryesisë së Qendrës së Prishtinës”

Arben Vitia në Qendrën e VV-së në Prishtinë

Arben Vitia i është përvishur punës, por jo në në pozitën që po e mban, për herë të herë të tretë si udhëheqës i Shëndetësisë, por si kryetari i Qendrës së VV-së në Prishtinë.

Vitia në këtë takim ka folur për aspekte të mobilizimit të përgjithshëm organizativ dhe nevojës për koordinim të përbashkët në mes të Pikave, Grupit të Asamblistëve dhe kryesisë së Qendrës së Prishtinës, e krejt kjo në funksion të forcimit dhe zgjerimit të mëtutjeshëm të aktiviteteve dhe politikave tona.

Kjo u bërë e ditur nga një njoftim në Facebook, nga Qendra e VV-së në Prishtinë.

Kryeministri, Albin Kurti, kishte marrë vendim në funt të dhjetorit që Arben Vitia të jetë përsëri ministër i Shëndetësisë.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Vitia, i cili e kishte lënë këtë post për të garuar për të parin e kryeqytetit, ishte duke punuar në një ordinancë private.

Vitia i kishte humbur zgjedhjet për të parin e kryeqytetit në balotazh kundër kryetarit aktual, Përparim Rama.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka emëruar Arben Vitin, ministër për Shëndetësi, të cilit i ka uruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tij”, thuhet në komunikatën zyrtare nga Zyra e Kryeministrit.

Ndërkohë, pas dorëheqjes së Rifat Latifit nga Ministria e Shëndetësisë, ky post kishte mbetur pa ministër për plot 79 ditë.

Ky sektor është kritikuar më së shumti nga partitë opozitare, gazetarët dhe shoqëria civile.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika