Vitia nënshkruan listën për çmimet e unifikuara të barnave, me ulje deri në 10 herë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se ka nënshkruar listën finale për çmimet e unifikuara të barnave

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar të hënën nënshkrimin e listës finale që hap rrugën për jetësimin e Ligjit për çmimet e unifikuara të barnave.

Ky ligj, sipas tij, do të sigurojë se barnat do të kenë çmime të njëjta në të gjithë territorin e Kosovës dhe do të jenë më të ulta se sa janë aktualisht.

Vitia ka theksuar se disa barna do të kenë ulje çmimi deri në 10 herë, ndërsa mbi 2900 produkte medicinale do të përfitojnë ulje të ndjeshme.

“Sot nënshkrova listën finale që i hap udhë jetësimit të Ligjit për çmimet e unifikuara të Barnave. Për herë të parë, barnat do të jenë me çmime të njëjta kudo dhe më të ulta sesa tani. Në disa nga barnat, çmimet janë ulur 5 deri në 10 herë. Ulje të ndjeshme ka në mbi 2900 produkte medicinale. Urime të gjithë qytetarëve!”, ka njoftuar Vitia në një postim në Facebook.

Shija e redaktorit

Osmani uron mirëseardhje Starlink-ut në Kosovë

Presidentja e vendit Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka shkruar Osmani në...

Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë

Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një degë në pronësi të plotë të kompanisë amerikane të hapësirës ajrore SpaceX të Elon...

Edi Rama merr dhuratë nga Rexhep Selimi: Ma përcolli sot...

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka marrë dhuratë një pikturë me përkrenaren e Skënderbeut nga Rexhep Selimi. Në një postim në rrjetet sociale<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fposts%2Fpfbid02PQ6a5X5tJPRH6vFVLUxs9rQnDsKmcvppdUZMx7anrnr2hL4B3rkAacb8eHe9So3el&show_text=true&width=500"...

Të fundit nga rubrika