Vitia për rastin e 4-vjeçares: Cilido që mund të jetë përgjegjës në sistemin shëndetësor, duhet të ketë masa

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, teksa i ka bërë thirrje organeve të hetimit që rasti i vdekjes së katër vjeçares të hetohet në çdo detaj, ka thënë se për cilindo që mund të jetë përgjegjës për rastin, duhet të ketë pa vonesë masa

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i ka bërë thirrje organeve të hetimit që rasti i vdekjes së katërvjeçares të hetohet në çdo detaj.

Me anë të një postimi në Facebook, Vitia ka thënë se për cilindo që mund të jetë përgjegjës për rastin, duhet të ketë pa vonesë masa.

“Humbja e jetës së vajzës 4-vjeçare nga Gjakova na ka prekur të gjithëve. Jemi informuar për përvojën që kanë pasur prindërit nga deklarimet e tyre publike. Për cilindo që ka mundur të jetë përgjegjës në sistemin shëndetësor duhet të ketë masa, pa vonesë. I bëj thirrje organeve të hetimit që sa më parë rasti të hetohet në çdo detaj. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe të afërmve”, ka shkruar ai.

Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës (QKUK) ka dhënë informacione shtesë rreth rastit të vdekjes së 4-vjeçares nga Gjakova.

Përmes një njoftimi, QKUK ka treguar se 4-vjeçarja ka vdekur si pasojë e një infeksioni akut të rëndë të shkallës së lartë.

“Pacientja sjellet nga Spitali i Gjakovës, si rast i intubuar për në Qendrën Emergjente të QKUK-së, me parametra vital dhe me gjendje mjaftë të rënduar shëndetësore. Në Qendrën Emergjente të QKUK-së kryhen të gjitha analizat laboratorike dhe ato diganostike – radiologjike, thirrën në konsultë edhe mjekët e lëmenjve përkatëse. Pas të gjitha konsultave, vendoset për trajtim të mëtejmë në Repartin Intensiv në Klinikën e Pediatrisë, me diagnozë të punës Sepsë ( infeksion akut i rëndë i shkallës se lartë)”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se nga Spitali i Gjakovës janë kërkuar raporte të detajuara, të cilat do të shqyrtohen.

QKUK tregon arsyet e vdekjes së 4-vjeçares nga Gjakova

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika