Vitia: Së shpejti fertilizimi in vitro në institucionet publike

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka nënshkruar përditësimin e Listës së Produkteve Mjekësore, që përfshin produktet e nevojshme për procedurën e fertilizimit in-vitro

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se procedura e fertilizimit in-vitro do të ofrohet falas në institucionet publike të Kosovës.

Sipas ministrit, ky përditësim në listë do të lehtësojë shumë qytetarët, të cilët deri më tani janë detyruar të shpenzojnë mes 1000 dhe 1500 euro për të mbuluar këto produkte në sektorin privat.

Me vendimin e nënshkruar së fundmi, produktet do të ofrohen falas nga shteti, duke e bërë procedurën e fertilizimit më të arritshme për shumë çifte që kanë nevojë për ndihmë mjekësore.

“Sapo e kam nënshkruar përditësimin më të ri të Listës të Produkteve Mjekësore, në të cilin janë futur produktet e nevojshme për procedurën e fertilizimit in-vitro sipas protokoleve referente. Këto produkte së shpejti do të sigurohen falas për qytetarët nga ana e shtetit.

Deri më tani për të njëjtat produkte qytetarët tanë kanë shpenzuar 1000-1500 euro në sektorin privat. Një falenderim i veçantë për klinikën e Gjinekologjisë, Shërbimin Spitalor dhe Klinik Unversitar të Kosovës, barnatores qendrore të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Komitetit Kyç për anagazhimin profesional që këto produkte të futen në Listën e Produkteve Mjekësore. Futja e këtyre produkteve në Listën e Produkteve Mjekësore është parakusht për të ofruar shërbimin e fertilizimit in-vitro për të cilin qytetarët tanë deri më tani kanë shpenzuar me mijëra euro. Së shpejti kjo procedurë do të mund të realizohet në institucionet publike shëndetësore”, ka shkruar Vitia në Facebook.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika