Vitia: Të gjithë invalidët e UÇK-së do të kompensohen për proteza të reja

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se të gjithë invalidët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), do të kompensohen për proteza të reja

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar se janë paguar 15 milionë euro borxh të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore gjatë vitit 2023.

Gjatë raportimit në Komisionin parlamentar për Buxhet dhe Financa, Vitia ka thënë se fondi vitin e kaluar në total ka shpenzuar mbi 22 milionë euro.

Vitia ka folur edhe për shërbimin e veteranëve me proteza të reja, duke thënë se do të bëhet kompensimi i tyre me proteza të reja.

“Sa i përket invalidëve, shumica e kërkesave janë bërë në nëntor – dhjetor 2023, përveç dy, tri kërkesave që janë nga muaji gusht i vitit të kaluar. Kur kemi parë që janë analizuar të gjitha rrugët dhe e gjithë qeveria, jo vetëm ministria, ka pasur ndjeshmërinë maksimale të gjendet njëherë e mirë që të institucionalizohet i gjithë ky procesi, e të shkojë përmes fondit të sigurimeve shëndetësore. Dhe nga vendimi që kemi marrë para pak ditësh në Qeverinë e Republikës së Kosovës, të gjitha këto kërkesa janë miratuar dhe të gjithë invalidët e UÇK-së do të kompensohen për mirëmbajtjen për proteza të reja”, ka thënë Vitia.

Vitia është shprehur se ky është obligim dhe më së paku që mund të bëjmë për këtë kategori.

“Në anën tjetër, ministria e Shëndetësisë në tri vitet e ardhshme ka ndarë një buxhet mbi 2 milionë e 100 mijë, që këto shërbime përmes një plani të veprimit që ka miratuar në vitin e kaluar, më këto investime materiale dhe shtimin e numrit të resurseve njerëzore, invalidët e UÇK-së të mos kenë nevojë të dalin jashtë institucioneve tona publike, jashtë vendit tonë mirëpo t’i marrin nga institucionet shëndetësore publike”, ka thënë ministri i Shëndetësisë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika