Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se kanë siguruar edhe tri vaksina të reja, për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.
Vaksinat e siguruara janë: vaksina HPV, kundër kancerit të qafës së mitrës, vaksinën kundër rotavirusit, vaksinën kundër pneumokokut e meningjitit.
Vitia në një postim në Facebook ka thënë se “pas një dekade përditësuam kalendarin e vaksinimit, gjashtëfishuam buxhetin për vaksina, shtuam buxhetin për mbrojtje e parandalim”.