Gazetari i shëndetësisë, Bujar Vitija, ka theksuar se mungesa e një sistemi shëndetësor funksional në Kosovë është një nga problemet më të mëdha që prekin qytetarët.
Ai theksoi se shumë pacientë të sëmurë rëndë janë të detyruar të kërkojnë trajtim jashtë vendit për shkak të mungesës së shërbimeve shëndetësore në vend.
Vitija shtoi se kjo çon në shpenzimin e të gjitha pasurive dhe të ardhurave të qytetarëve, duke i vënë ata përballë varfërisë.
“Mungesa e shërbimeve shëndetësore, mungesa e një sistemi shëndetësor të mirëfilltë të pakët në nivel me rajonin e përben njërin prej problemeve kryesore të qytetarëve të Kosovës. Sëmundjet e rënda i detyrojnë qytetarët të ikin jashtë vendit për shkak të mungesës së shërbimeve në Kosovë. Shesin pasurinë e tyre. Të gjitha të ardhurat që i kanë të ia dedikojnë sëmundjes, shumë gjëra tjera që potencialisht e vënë qytetarin e Kosovës përballë varfërisë”, ka deklaruar Vitija në Debat Plus.