Vizita e Blinken në Shqipëri, ish-diplomati: Do të ketë ndikim edhe për Kosovën

Sot, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka arritur për vizitë në Tiranë. Për këtë, ish-diplomati, Sylë Ukshini ka thënë se kjo vizitë do të ketë ndikim edhe për Kosovën

Ish-diplomati, Sylë Ukshini

Ish-diplomati, Sylë Ukshini, në emisionin “Rreth e Rrotull” në RTV Dukagjini, për vizitën e sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në Shqipëri, ka thënë se kjo tregon një vlerësim për Shqipërinë dhe se ajo ka fituar një peshë në kontekstin aktual.

“Mendoj që kjo ardhje dhe kjo vëmendje tregon jo vetëm interesimin tonë, por tregon dhe që Bashkimi Evropian nuk po gjen çelësin për t’i zgjidhur problemet në 30-34 vjetët e fundit. Mendoj që kjo vizitë do të ketë ndikim edhe për Kosovën”, ka thënë Ukshini.

Ish-diplomati ka thënë se qasja ndaj Kosovës, edhe në të kaluarën, ka qenë në kuptimin rajonal, bilateral dhe multilateral.

“Në kuptimin rajonal, Shqipëria gjithmonë është përdorur për të dërguar mesazhe. Ne nganjëherë e kemi keqkuptuar Ramën për qëndrimin politik për zhvillimet në Kosovës dhe kjo do të thotë se ai ka gjetur një linjë”, ka thënë tutje ai.

Ukshini ka shtuar se kryeminisitri shqiptar, Edi Rama, e ka pozicionuar Shqipërinë shumë mirë, dhe se, sipas tij, kjo është shumë pozitive për ne.

“Kjo tregon që në vend të përplasjeve, ne mund të bashkëpunojmë më ngushtë me Qeverinë e Shqipërisë. Ky është detyrim jo vetëm politik, por dhe vëllazëror dhe kushtetues, që ata që zgjidhen liderë në Shqipëri, ne jemi të detyruar të bashkëpunojmë”, ka theksuar ish-diplomati.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka arritur sot në Tiranë. Ai në aeroportin “Nënë Tereza” është pritur nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe nga përfaqësues të Ambasadës amerikane në Tiranë.

Lexo dhe: Blinken arrin në Tiranë

Ministri Hasani, i ka uruar mirëseardhje sekretarit Blinken, duke e falënderuar edhe për mbështetje dhe bashkëpunimin e tij ndaj shtetit shqiptar.

Ndërsa përmes një mesazhi në rrjetet sociale, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka uruar mirëseardhjen virtualisht zyrtarit të lartë amerikan.

Për më shumë, mund të shikoni videon më poshtë:

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika