Vizita e emisarëve, Hoti-Qeverisë: Shpresoj të keni plan, mbahuni fuqishëm në parime

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka këshilluar qeverinë në kohën kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po zhvillon takim me emisarët ndërkombëtar. Ai është shprehur se 'shpreson që Qeveria dhe ekipi negociator kanë përgatitur planin e tyre dhe propozimet për emisarët për dialog që sot janë në Prishtinë'

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, e ka cilësuar të premten e 20 janarit ditë të rëndësishme pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po zhvillon takim me pesë emisarët ndërkombëtar.

Hoti ka këshilluar qeverinë të mbajë parimet që duhet respektuar në mënyrë që të negocohet marrëveshja.

“KËSHILLË: Mbahuni fuqishëm në parimet që duhet të respektohen në negocimin e marrëveshjes. Mos bëni kompromis në qëllimet e dialogut, por gjeni modalitetet e nevojshme për arritjen e marrëveshjes. Koordinohuni me aleatët tanë!”, ka shkruar Hoti në Facebook, derisa ka theksuar se shpreson që qeveria dhe ekipi negociator kanë përgatitur një plan për emisarët.

“Shpresoj që Qeveria dhe ekipi negociator kanë përgatitur planin e tyre dhe propozimet për emisarët për dialog që sot janë në Prishtinë”, ka thënë Hoti.

Ndërsa, ka theksuar se e premtja është ditë e rëndësishme që të definohen hapat në procesin e dialogut për marrëveshjen përfundimtare që ka njohjen në qendër.

“Sot, është një ditë e rëndësishme që së bashku me aleatët, të definohen hapat në procesin e dialogut për marrëveshjen përfundimtare, ligjërisht të obligueshme, për normalizim të marrëdhënieve dhe njohje reciproke mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë”, ka vijuar Hoti.

Ndërkaq, ka theksuar se marrëveshja që arrihet duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe të ruajë karakterin unitar të Kosovës.

“Marrëveshja duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën, që ruan karakterin unitar të shtetit të Kosovës, që i adreson të gjitha çështjet e hapura mes dy vendeve një herë e përgjithmonë në mënyrë që dy vendet të rrugëtojnë drejt integrimit evropian”, ka shkruar Hoti në llogarinë e tij.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika