Vizita e Jasharit në SHBA, Kurti: Kosova po bëhet një partner i denjë për t’u konsoliduar mes aleancave me SHBA-të dhe NATO-n

Gjatë vizitës së tij në SHBA, kreu i ekzekutivit, Albin Kurti bëri të ditur se Jashari zhvilloi takime me krerë të ushtrive. Krahas ngritjes së kapaciteteve ushtarake të Kosovës, Kurti vlerëson se Kosova po zhvillohet edhe si një partner i denjtë ndërkombëtar.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar se Republika e Kosovës po vazhdon rrugën e për t’u bërë një partner i denjë për t’u konsioliduar në mes aleancave të SHBA-së dhe NATO-s.

Këtë deklaratë, Kurti e tha pas pjesëmarrjes së gjenerallejtënant Bashkim Jashari në 30-vjetorin e Programit të Partneritetit Shtetëror në SHBA. Ai bën të ditur se Jashari zhvilloi takime me krerë të ushtrive.

“ I ftuar nga gjeneral Daniel R. Hokanson, mes 800 liderësh ushtarakë, komandanti i FSK-së Gjeneral, Bashkim Jashari, mori pjesë dhe zhvilloi takime në 30-vjetorin e themelimit të Programit të Partneritetit Shtetëror (State Partnership Program – SPP), të Gardave Kombëtare. Nën shoqërimin e gjeneral Stephen Osbornit nga Garda Kombëtare e Iowas, gjeneral Jashari e takoi edhe gjeneral Mark A. Milley, shefin e Shtabit të Përbashkët, që iu adresua me fjalim të pranishmëve. Me këtë rast, gjeneral Bashkim Jashari zhvilloi takime edhe me shumë krerë ushtarakë amerikanë dhe të ushtrive tjera aleate”, ka deklaruar Kurti.

Krahas ngritjes së kapaciteteve ushtarake të Kosovës, Kurti vlerëson se Kosova po zhvillohet edhe si një partner i denjë ndërkombëtar.

“Teksa po rrisim përmasën, shtojmë aftësitë dhe ngrejmë kapacitetet tona ushtarake, Kosova po bëhet një partner i denjë për t’u konsoliduar mes aleancave me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n”, ka shkruar ai.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika