Vizita e Kurtit në kompaninë e dronëve, Morina: Mesazh për vendet që kanë tendenca për destabilizim

"Me këtë vizitë i jepet mesazh Serbisë dhe vendeve tjera që mundohen ta destabilizojnë vendin. Derisa ushtria serbe vazhdimisht armatoset nga aleatët e vetë, Rusia e Kina, shtetet e Ballkanit vazhdimisht janë të interesuara të armatosen", ka deklaruar Morina

Ish-nënkoloneli i Policisë së Kosovës, Refki Morina, vizitën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Turqi dhe specifikisht në kompaninë e dronëve Bayraktar e ka quajtur kthesë të rëndësishme për vendin dhe raportet Kosovë – Turqi.

Në emisionin “FIVE”, Morina ka thënë se vizita e Kurtit në Turqi dhe takimi i tij me presidentin e këtij shteti, Rexhep Taip Erdogan, është kontinuitet i bashkëpunimit në mes të dy vendeve.

“Vizita e Kurtit në Turqi, takimi i tij me Erdoganin, kontinuitet i shtetësisë së Kosovës dhe bashkëpunimit të Kosovës me Turqinë. Turqia mbetet një ndër vendet mike tona, biseda ma shumë se njëorëshe mes tyre, ka filluar etapë e re e zhvillimeve ekonomike në fushën e sigurisë në mes të Kosovës dhe Turqisë”, ka deklaruar Morina.

Sipas tij, vizita e Kurtit në fabrikën e prodhimit të dronëve në Turqi është mesazh që do të ketë hapa të mëtutjueshëm edhe në ushtri edhe në polici dhe çështjet ekonomike në tërësi.

Ai këtë vizitë e cilëson edhe mesazh për vendet që dëshirojnë të destabilizojnë Kosovën.

“Në fabrikën e dronëve dhe nënshkrimi i marrëveshjeve për armatim, mesazh se ushtria e Kosovës vazhdimisht armatoset, kjo vizitë bën që të kemi hapa të mëtutjueshëm edhe në ushtri edhe në polici edhe çështjet ekonomike në tërësi. Me këtë i jepet mesazh Serbisë dhe vendeve tjera që mundohen ta destabilizojnë vendin. Derisa ushtria serbe vazhdimisht armatoset nga aleatët e vetë, Rusia e Kina, shtetet e Ballkanit vazhdimisht janë të interesuara të armatosen”, ka vijuar ai.

Po ashtu, edhe ish-diplomati, Sylë Ukshini, vizitën e Kurtit në Turqi e ka cilësuar si lëvizje të mirë për thellimin e partneritetit në mes të dy vendeve.

“Turqia vend me peshë në rrafshin rajonal dhe ndërkombëtar e multirateral ka bërë punë të madhe edhe sa i përket njohjeve”, ka deklaruar Ukshini.

Ai ka thënë se vizita e Kurtit është vazhdimësi e vizitave të mëhershme të krerëve të shtetit.

Ndryshe, dje, kryeministri Albin Kurti është takuar me vëllezërit pronarë të kompanisë së dronëve Bayraktar TB-2 në Turqi, duke bërë të ditur se ka vizituar edhe prototipin e avionit luftarak pa pilot të kësaj kompanie.

Kurti ka shkruar në Facebook të hënën se kompania turke është pioniere në industrinë e mbrojtjes dhe të aviacionit, duke theksuar se Kosova i ka në arsenalin e saj këto lloj dronësh.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika