Vizita e Kurtit në Tiranë, Tahiri: Nga bashkimi kombëtar në vetëmenaxhim, si do ta shpjegojë këtë?

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se Kurti nga kauza e tij për bashkim kombëtar ka kaluar në vetëmenaxhimin e pakicës serbe në Kosovë

Ish-kryenegociatorja kosovare, Edita Tahiri dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti (ilustrim)

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, e ka thumbuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili të dielën e 26 marsit po qëndron për një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Tahiri ka thënë se Kurti nga kauza e tij për bashkim kombëtar ka kaluar në vetëmenaxhimin e pakicës serbe në Kosovë.

“Me ‘bashkimin kombëtar’ për të ardhur në pushtet; me ‘vetëmenaxhimin e pakicës serbe’ për të mbetur në pushtet – A thua si do ta shpjegojë këtë Kurti sot në Tiranë para shqiptareve!”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, Kurti është takuar në Tiranë me krerët e shtetit të Shqipërisë, për t’i informuar lidhur me Marrëveshjen drejt normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi.

Kurti u takua me presidentin shqiptar, Bajram Begaj, kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla, dhe kryeministrin Edi Rama, i cili e priti në vilën qeveritare numër 30 në zonën e ish-bllokut.

Kreu i Qeverisë shqiptare theksoi në rrjetet sociale se e inkurajoi kryeministrin Kurti “në hedhjen e hapave të mëtejshëm si për garantimin e komunave serbëve në kornizën e Asociacionit, që garanton vetëmenaxhimin e komunitetit serb, qoftë për funksionimin me garancitë e nevojshme të Kishës Serbe në vendet e saj të kultit në Kosovë”.


Marrëveshja drejt normalizimit, e përbërë nga 11 nene, nuk e obligon Serbinë që ta njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat.

Ajo kërkon, po ashtu, nga palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin Qeveria në Prishtinë e ka refuzuar deri më tash, me arsyetimin se mund të rrezikojë funksionalitetin e shtetit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika