Vizita e Lavrovit në Beograd shihet si mundësi për të nxitur incidente

Vizita në Beograd e ministrit të Jashtëm të Rusisë e paralajmëruar nga mediat serbe ka nxitur reagime. Në Kosovë udhëtimi i Sergei Lavrovit në Beograd vlerësohet se mundësi për ta nxitur Serbinë që të prodhojë incidente në Ballkan. Kurse vizita e tij konsiderohet edhe si përpjekje për të forcuar lidhjet e Rusisë me Serbinë e cila gjendet mes presionit të rritur ndërkombëtar për të zgjedhur anë

Ministri i Punëve të Jashtme rus Sergei Lavrov

Një vizitë e ministrit të jashtëm rus Sergei Lavrov në Beograd është paralajmëruar për datën 7 qershor.

Kjo u bë ditur nga mediat serbe dy ditë pasi Lavrov e quajti trillim masakrën e Reçakut të kryer nga forcat serbe para dy dekadash në Kosovë.

E, vizita e tij në shtetin serb, sipas publicistit dhe profesorit Nexhmedin Spahiu, ka për qëllim ruajtjen e marrëdhënieve me aleatin e saj besnik.

“Është e natyrshme që Rusia që ndodhet në luftë të përpiqet t’i forcojë apo t’i mirëmbajë lidhjet me aleatët e saj. Në këtë frymë është edhe vizita e tij në Beograd për të mbajtur së paku atë që Serbia të jetë edhe me Lindje edhe me Perëndimin, minimumi kjo, e maksimumi ta bëjë totalisht për vete”, Nexhmedin Spahiu, Publicist.

Nexhmedin Spahiu, Publicist

Kurse, profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ibrahim Gashi thotë se përveç kësaj, Lavrov mund të çojë në Beograd edhe plane të tjera.

Ibrahim Gashi, Profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare

“Vizitën e Lavrovit mund ta shohim edhe për të nxitur Serbinë që të provokojë ndonjë incident ose konflikt në Ballkan në një kohë kur bashkia ndërkombëtare është e preokupuar me konfliktin e Ukrainës. Mund të jetë edhe në funksion për ta pengu sabotuar ose së paku frenuar , për një kohë procesin e dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit”, Ibrahim Gashi, Profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare.

Herën e fundit, Lavrov vizitoi Serbinë në dhjetor të vitit 2020.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika