Vizita e Osmanit në Ulqin, reagon Qeveria e Malit të Zi: S’kemi çështje të hapura me Kosovën

Qeveria e Malit të Zi ka lëshuar sot një njoftim për vizitën që presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e pati të shtunën në Ulqin.

Qeveria malazeze thotë se Osmani qëndroi në një vizitë zyrtare atje, me ç’rast “ka takuar dhe biseduar me drejtuesit e strukturës komunale dhe ministrin e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave”.

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu, dhe ministri Fatmir Gjeka biseduan me Osmanin dhe anëtarët e delegacionit të saj për “rrugën europiane të dy vendeve, marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe forcimin e marrëdhënieve dypalëshe e bashkëpunim në fusha të ndryshme”, thuhet në njoftim.

Ata thuhet se “diskutuan nisma të ndryshme, projekt-ide dhe programe të zbatuara nga Mali i Zi dhe Republika e Kosovës për promovimin e rëndësisë së tolerancës dhe bashkëjetesës reciproke, dialogut ndëretnik, specifikën e kulturës kombëtare, historisë dhe artit”.

“Mali i Zi ka një histori marrëdhëniesh të mira që i ka ndërtuar me sukses, veçanërisht gjatë dy dekadave të fundit. Që nga fillimi i rrugës së tij integruese, Mali i Zi ka përmbushur një numër të madh detyrimesh nga agjenda europiane, siç dëshmohet nga pozicioni i tij aktual dhe pritshmëria reale se do të hyjë në fazën finale të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian. Gjithashtu, Mali i Zi me përvojën e tij ka ndihmuar vendet që janë në fillimet e rrugës së tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Republika e Kosovës sapo ka filluar rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Europian dhe në këtë proces Mali i Zi mund të ofrojë mbështetje të madhe profesionale dhe të ndajë përvojën e fituar”, citohet të ketë thënë në takim ministri Gjeka.

“Të dyja vendet kanë një synim të përbashkët për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, për të harmonizuar më tej vlerat e tyre me vlerat europiane, duke u përpjekur të ofrojnë standarde dhe kushte më të mira jetese për qytetarët e tyre. Mali i Zi nuk ka çështje të hapura politike me Republikën e Kosovës dhe në vitet e ardhshme do të përpiqet ta përmirësojë bashkëpunimin ekzistues me qëllim të integrimit më të mirë dhe më të shpejtë, dhe në atë rrugë është me rëndësi të madhe ruajtja e vlerave universale, bashkëjetesës, harmonisë ndërkombëtare, ndërfetare dhe multikulturore”, thuhet në njoftimin e qeverisë malazeze.

Në takimin e së shtunës, thuhet gjithashtu se “u ritheksua gatishmëria e Malit të Zi për të ushqyer marrëdhëniet ndërshtetërore, për të zhvilluar dhe forcuar bashkëpunimin rajonal në të gjitha fushat me interes të përbashkët, si dhe për të përmirësuar më tej marrëdhëniet me Republikën fqinje të Kosovës, në nivel kombëtar dhe lokal”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika