Vizita e parë jashtë Shqipërisë si president, të hënën Begaj në Kosovë

Të hënën e 15 gushtit, Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Kosovë, do t'i takojë krerët e shtetit dhe do të bëjë homazhe te varrezat e familjes Jashari dhe te varri i ish-presidentit Ibarahim Rugova

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, të hënën e 15 gushtit do të vijë në Kosovë për vizitë me ftesë të presidentes, Vjosa Osmani.

Kjo do të jetë vizita e parë zyrtare pas marrjes së mandatit si president i Shqipërisë.

Në kuadër të kësa vizite zyrtare, presidenti i Shqipërisë do të takohet me liderët e institucioneve shtetërore dhe krerët e partive opozitare.

Bajram Begaj, gjithashtu, do të bëjë homazhe te varrezat e familjes Jashari dhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova. Ai, gjithashtu, do të bëjë nderime para Memorialit për Personat e Zhdukur.

Kreu i Shqipërisë do të zhvillojë takim me komandantin e KFOR-it, me trupat e Forcave të Armatosura Shqiptare në kuadër të KFOR-it në Pejë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika