Vizita e Trendafilovës, Klinaku: Nuk na ftoi në takim, edhe ne jemi shoqëri civile

Kryetari i OVL-UÇK-së, Faton Kliniku, ka thënë se kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovë në Hagë, Ekaterina Trendafilova, nuk iu ka bërë ftesë për takim

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovë në Hagë, Ekaterina Trendafilova, ka ardhur në Kosovë për t’u takuar me përfaqësuesit e shoqërisë civile. Por, kundër kësaj vizite, në protestë përveç Partisë Socialdemokrate (PSD) ka dalë dhe organizata e veteranëve të luftës (OVL-UÇK).

Kryetari i OVL-UÇK-së, Faton Kliniku, ka thënë se do të ishte mirë që Trëndafilova ta ftonte në takim edhe OVL-UÇK-në, sepse, sipas tij, edhe ata janë pjesë e shoqërisë civile.

“Sigurisht që edhe ne pa hezitim do të kishim ardhë”, ka thënë Klinaku.

Klinaku ka bërë të ditur se atyre nuk u është bërë asnjë ftesë për takim dhe se Trëndafilova do të duhej ta bënte këtë ftesë për takim.

Mes të tjerash, ai është shprehur se do të bënte mirë që Trëndafilova të bënte diçka për shumë të drejta të të paraburgosurve që janë shkelur.

“Do të bënte që znj. Tëndrafilova të bënte diçka për shumë të drejta të njeriut që janë shkelura, të paraburgosurve. Siç e dini me rastin e fundit që ia kanë ndaluar edhe komunikimin me familjarë e vizitorë, gjë që është absurditet i llojit të vet që t’iu ndalohen edhe komunikimet me familjarë e vizitorë. Meqenëse kjo po vjen edhe për të diskutuar me shoqërinë civile, është mirë që së paku të mos e ndajë shoqërinë civile e t’i ftojë ata që i konvenon asaj”, ka thënë tutje kreu i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku.

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovë në Hagë është duke qëndruar gjatë ditës së sotme në Prishtinë, ku është duke mbajtur takim me përfaqësuesit e shoqërisë civile.

 

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika