Vizita në Islandë, Osmani takohet me ministren e Punëve të Jashtme, Reykfjörd Gylfadóttir

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, po qëndron për vizitë në Islandë që së fundi është takuar me ministren e Punëve të Jashtme e Islandës Thórdís Kolbrún Reykfjörd Gylfadóttir, me të cilën kanë diskutuar për rëndësinë e avancimit të rrugës euroatlantike të Kosovës

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe ministrja e Punëve të Jashtme e Islandës Thórdís Kolbrún Reykfjörd Gylfadóttir

Presidentja e Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Islandë, është takuar me ministren e Punëve të Jashtme të Islandës, Thórdís Kolbrún Reykfjörd Gylfadóttir.

Në takim me ministren Reykfjörd Gylfadóttir siç njofton zyra e presidencësa, është rikonfirmuar gatishmëria e dy vendeve për thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror në politikën e jashtme.

Ndërkaë, Presidentja Osmani ka shprehur gatishmërinë për rritjen e bashkëpunimit dhe kontakteve përgjatë presidencës islandeze të Këshillit të Evropës, duke ritheksuar përkushtimin e palëkundur të vendit për promovimin e të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe demokracisë.

Ndër të tjera, ajo ka përmendur rëndësinë e madhe që ka për qytetarët e Kosovës avancimi i anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë, duke thënë se Kosova është mishërim i vlerave që përfaqëson Këshilli i Evropës.

Tutje, Osmani dhe ministrja Reykfjörd Gylfadóttir kanë diskutuar edhe për situatën aktuale në rajon, Evropë dhe më gjerë, si dhe nevojën për të qëndruar të bashkuar kundër akterëve antidemokratik.

Në këtë pikë Osmani ka theksuar rëndësinë e avancimit të rrugës euroatlantike të Kosovës, duke përmendur hapat e ndërmarra për përafrim me BE-në dhe NATO-n, si dëshmi e vendosmërisë së palëkundur të popullit të Kosovës për këtë proces.

Shija e redaktorit

340 mësimdhënës të gjuhës angleze certifikohen për aftësitë e tyre...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Dukagjini” dhe “Pearson” mbajnë webinarët ndikimin e IA-së në mësimdhënie...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Osmani konfirmon njohjen nga Kenia

Republika e Kenias është bërë shteti i 118-të që ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, përmes një vendimi të firmosur...

Të fundit nga rubrika