Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të vizitave në komunat e vendit, të premten do ta vizitojë Klinën.
Në kuadër të kësaj vizite, ajo do të takohet me institucionet komunale, me qytetarë, si dhe do të vizitojë biznese e OJQ.
Sipas njoftimit nga presidenca, në orën 12:00, e para e vendit do të pritet në takim nga kryetari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj.
Pas takimit, Osmani dhe kryetari i Klinës, Elezaj, pritet të deklarohen për media.