Vizita te liqeni i Ujmanit, Pacolli: S’po bëjmë filma, na pëlqen ta vizitojmë

Deputetja e Lëvizja Vetëvendosjes [VV], Fitore Pacolli, rreth vizitës së saj te liqeni i Ujmanit gjatë të dielës [dje], së bashku me Lulzim Jasharin, djalin e Adem Jasharit, deklaroi se pozita “nuk po bën filma”. Por që situata ka ndryshuar rrënjësisht në veri të vendit dhe se si zonë po i pëlqen jashtëzakonisht shumë për të vizituar.

Ajo deklaroi se nuk është hera e parë që ka vizituar liqenin e Ujmanit, dhe se gjatë vizitës së saj nuk kanë qenë me jeleka antiplumbë, por pajisje ujore, në rast të “fundosjes” apo diçka e tillë.

Pacolli, në emisionin “Five”, deklaroi se qytetarët e vendit e kanë si një mundësi për të shijuar verën te Ujmani.

“Jo nuk po bëjmë filma. Në veri të Kosovës ka ndryshuar situata rrënjësisht që nga marrja nën kontroll e asaj pjese nga Kosova dhe Policia. Qytetarët e Kosovës e kanë një mundësi më tepër, që të shkojnë dhe të shijojn verën në Ujmanin. Para disa muajsh, për herë të parë kur kam shkuar me biçikleta në Ujman dhe jam mahnit me bukuritë e tij. Jam duke shkuar pak më shpesh dhe po më pëlqen si zone dhe tashmë kemi mundësi për të shkuar për të vizituar”, vijoi ajo.

Pacolli deklaroi se vizita e saj e djeshme nuk ka ndonjë ndërlidhje politike, por thjesht “të shohin nga afër menaxhimin e sigurisë dhe se si funksionon zona përreth”.

“Nuk I kemi shfrytëzuar varkat. Kemi bërë patrollë me Policinë e Kosovës. Thjesht një vizitë,  ‘asgjë politike’. Thjesht të shohim nga afër se si po menaxhohet çështja e sigurisë dhe funksionon zona përreth. Nuk ka pasur asgjë të shqetësohemi. Policia qëndron aty”, deklaroi Pacolli.

Pacolli deklaroi edhe për vizitat e saja herë pas here në komunat veriore të vendit.

“Ne jemi përfaqësues të qytetarëve të Kosovës dhe vizitojmë vende të ndryshme, përfshirë edhe liqenin e Ujmanit, që të shohim nga afër vendin dhe qytetarët si dhe kërkesat e tyre. Më herët kam vizituar kryetarin e Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit, si dhe personat që punojnë në komunë”.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika