Vizita zyrtare e Osmanit në Maqedoni të Veriut, sot pritet ta vizitojë Tetovën

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, edhe të enjten do të vazhdojë me agjendën e vizitës në Maqedoninë Veriore, ku pritet ta vizitojë komunën e Tetovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të vazhdojë agjendën e vizitës në Maqedoninë e Veriut.

Nga ora 10:20, e para e vendit pritet të mbajë fjalë rasti para stafit akademik dhe studentëve në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup.

Po ashtu, sot pritet që ta vizitojë edhe Tetovën, ku do ta takojë kryetarin e komunës, Bilall Kasamin, disa kryetarë komunash të drejtuara nga shqiptarët dhe intelektualë të kësaj komune.

Vizitën në këtë komunë, presidentja Osmani do ta përmbyllë në Universitetin Shtetëror të Tetovës, ku para studentëve dhe stafit akademik do të flasë për sfidat rajonale politike dhe ato të sigurisë.

Në njoftimin e Presidencës thuhej se Osmani gjatë qëndrimit në Maqedoni të Veriut, do të vendosë lule te shtatorja e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, te busti i Hasan Prishtinës dhe pllakës së Nënë Terezës, si dhe do ta vizitojë Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve (ITSHKSHM).

Ndryshe, Osmani është për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut që nga e mërkura e 26 prillit.

Osmani për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, pritet të takohet me krerët shtetërorë

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika