Vjedhja në banesën e ministres Hajdari, arrestohet një e dyshuar

Është arrestuar një e dyshuar 33-vjeçare për vjedhje në banesën e ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Rozeta Hajdari

Ministrja e Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari

Të dielën e 1 tetorit dyshohet se është kryer vjedhje në banesën e ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Rozeta Hajdari.

Sot (e hënë) është arrestuar një e dyshuar 33-vjeçare lidhur me rastin.

Rastin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë Rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për një rast vjedhje e rëndë që është raportuar me datën 01.10.2023. Puna e hetuesve  policor,  është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative  kanë arrit që të identifikojnë dhe të  arrestojnë të dyshuarën: N.K. femër, 33 vjeçare, shtetase e Republikës së Kosovës”, ka thënë Ahmeti

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika