Vjedhje në Qendrën e Regjistrimit Civil në Podujevë, hesht MPB-ja

Objekti i Qendres së Regjistrimit Civil në komunën e Podujevës, ka qenë cak i vjedhjes gjatë ditëve të vikendit. Në këtë qendër janë marrë afër gjashtë mijë euro para të gatshme nga kasaforta e filjalit të postës. Banorët në Podujevë janë të shqetesuar, derisa në Ministrinë e Punëve të Brendshme nuk japin përgjigje. Ky është rasti i dytë i vjedhjes brenda dy viteve në këtë qendër

E marta ishte ditë pune sikurse të gjitha ditët e zakonshme.

Por vetëm dy ditë më parë ky vend ku banorët e komunës së Podujevës pajisen me dokumente personale, u bë cak i vjedhjesë.

Për atë që ndodhi gjatë vikendit nuk pranuan të flasin nga zyra e Ministrisë së Punëve të Brendshme me arsyen se parat e vjedhura janë të zyrës së postës, ndonëse e njëjta gjendet në ambientet e Qendres së Regjistrimit Civil.

Sipas rapiortit të Policisë së Kosovës, nga kasafort e postës janë marr mbi 5 mijë euro, mbushje të telefonit në vlerë rreth 200€ dhe pulla postare në vlerë rreth 100€.

Ata që kryen këtë vjedhje, u kujdesen që me vete t’i marrin edhe regjistrimet e kamerave të sigurimit të cilat janë të vensosura në këtë objekt.

Të shqetesuar për këtë ngjarje e cila nuk po ndodhë për herë të parë janë banorët e Podujevës.

Qazim Hasani, banor në Podujevë ka thënë se “Kjo është shumë e keqe pasi para disa vitesh ka pasur thyerje në këtë objekt, në atë përiudh paten marr edhe dokumente personale. Këtu ka pasur sigurim vite më parë por tash e  disa vite jo, kjo është shumë shqetesuese”.

Florim Hodolli, banor i Podujevës ka thënë se “Nuk është në rregull me ndodh në një institucion shtetrorë diqka e till, cka presume na si qytetarë pas këtij rasti. Përgjegjësia duhet të jetë të insitucionet”.

Imer Luta, banor i Podujevës ka thënë se “Është shqetesuese kjo por duhet më kanë një roj këtu që e runë objektin, ma heret ka qenë një tash s’ka, këtu janë pasoshat e leternjoftimat dhe nëse ato janë të rrezikuara nuk di ma çka me thanë”.

Televizioni Dukagjini, ka mësuar se për sigurinë e Qendrës së Regjistrimit Civil në Podujevë tash e dy vite nuk kujdeset askush dhe se kjo qendër monitorohet vetëm nga kamerat e sigurisë.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika