Vjosa Osmani do të marrë pjesë në Samitin e vendeve të Evropës Juglindore

Të hënën e 13 qershorit do të mbahet Samiti i 13-të i Evropës Juglindore në Selanik të Greqisë. Të pranishëm në këtë samit do të jenë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Samiti i 13 shteteve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore do të nisë të hënën e 13 qershorit në Selanik të Greqisë. Në këtë samit do të marrin pjesë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidentja e Kosovë, Vjosa Osmani.

Gjatë paradites së 13 qershorit do të zhvillohet takimi i ministrave të jashtëm, ndërsa në mbrëmje pritet të mblidhen krerët e qeverive. I pranishëm do të jetë edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Së pari, seanca plenare e samitit do të nisë me fjalën përshëndetëse të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, dhe më pas do të vazhdojnë fjalimet e krerëve të delegacioneve të tjera.

Ky Samit do të përqendrohet në shkëmbimin e pikëpamjeve për bashkëpunimin rajonal, ndikimin e zhvillimeve ndërkombëtare, veçanërisht, të luftës në Ukrainë.

Gjatë samitit, pritet të miratohet raporti vjetor i bashkëpunimit rajonal.

Agjenda e Samitit SEECP në Selanik

17.20 – Mbledhja e krerëve të delegacioneve në sallën ku zhvillohet samiti.

17.35 – Foto familjare.

17.40 – Zhvillimi i seancës plenare të samitit SEECP.

Fjala e hapjes nga z. Kyriakos Mitsotakis, Kryeministër i Republikës së Greqisë.

 Fjalë e Kryeministrit dhe krerëve të delegacioneve të tjera.

​ Shkëmbim i pikëpamjeve për bashkëpunimin rajonal – ndikimi aktual i zhvillimeve

ndërkombëtare në rajon.

​Miratimi i Raportit Vjetor të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

​Miratimi i Deklaratës së Samitit të SEECP të Selanikut.

20.00 – Konferencë për shtyp e z. Kyriakos Mitsotakis, Kryeministër i Republikës së Greqisë.

 

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika