Vjosa Osmani reagon për sulmet ndaj Policisë së Kosovës në veri

Vjosa Osmani, presidente e Republikës së Kosovës

Gjatë tri ditëve të fundit në pjesën veriore të vendit, kanë ndodhur katër sulme ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës, ku janë përdorur armë e mjete të ndryshme.

Pas marrjes së lajmit rreth këtyre ngjarjeve, të premten në orët e pasdites, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbledhur forcat e sigurisë së vendit.

Për këtë çështje kanë reaguar Presidenca, Qeveria e Kosovës dhe partitë opozitare në Kosovë, që sipas tyre, këto sulme duhet të trajtohen me seriozitet dhe i konsiderojnë si tentativa për destabilizimin e gjithë rajonit të Ballkanit.

Gjithashtu, ambasadat e vendeve perëndimore dhe misionet ndërkombëtare kanë bërë thirrje, që të mos bëhen veprime të tilla që çojnë në eskalimin e tensioneve në atë zonë.

Këshilltari i presidentes Osmani, Blerim Vela ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social ‘Twitter’, duke thënë se këto veprime ndaj Policisë së Kosovës kanë për qëllim destabilizimin e situatës së sigurisë dhe asaj politike në vend.

”Ditët e fundit, Serbia dhe strukturat e saj kriminale kryen disa sulme që synonin Policinë e Kosovës në veri. Këto veprime të shoqëruara me tentativa dezinformuese synojnë të destabilizojnë situatën e sigurisë dhe politike në Kosovë. Ata do të dështojnë, shteti i së drejtës do të mbizotërojë”, ka shkruar Vela.

Veriu i Kosovës vazhdon të mbetet një nga zonat më pak të kontrolluara të vendit. Në raporte të ndryshme ndërkombëtare, veriu i Kosovës përmendet në veçanti si një zonë gri dhe e përshkuar nga veprimtari të paligjshme.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj një grupi të krimit të organizuar me seli në veriun e Kosovës.

Grupi është i udhëhequr nga afaristi serb, Zvonko Veselinoviç, të cilin departamenti i Thesarit e cilësoi si shef të grupit të krimit të organizuar dhe një nga figurat më famëkeqe të korruptuara të Kosovës.

Nër të tjerash, ky grup akuzohet për marrëveshje me politikanët në veri të Kosovës, për të ndihmuar fitoren e tyre në zgjedhje dhe mbështetjen financiare për ta, si dhe trafikim të paligjshëm të mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Pamje të sulmit ndaj Policisë së Kosovës në veri

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika