Vjosa Osmani vazhdon të mos e fal asnjë të burgosur

69 kërkesa vetëm gjatë këtij viti kanë shkuar në drejtim të Presidentes për falje nga të burgosuri. Nga Shërbimi Korrektues i Kosovës thonë se nuk kanë marrë asnjë përgjigje pozitive në kërkesa. Por, mosshfrytëzimi i kësaj të drejte nga Presidentja, KMDLNJ po e vlerëson si “shpërdorim kushtetues”, që përveç që shkel të drejtat e të burgosurve vë në pozitë të palakmueshme institucionin e SHKK-së.

Është e para e shtetit dhe pozita e saj i jep shumë të drejta, megjithatë Vjosa Osmani nuk po i përdorë të gjitha.

Asaj i lejohet amnistia e të burgosurve, emrat e të cilëve i vijnë përmes Ministrisë së Drejtësisë e Shërbimit Korrektues të Kosovës, pas rekomandimeve që i jep komisioni ad-hoc për shqyrtimin e kërkesave të të burgosurve.

Numri i tyre është dyshifror këtë vit.

Që nga marrja e mandatit, Osmani nuk ka liruar nga burgu asnjë person.

Këtë po e konsideron shpërdorim të një të drejte kushtetuese, Behxhet Shala nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.

“Është abuzim me të drejtat e të privuarve nga liria, që të përfitojnë nga sjellja e mirë, realisht nuk është normale, askush nuk mund të e arsyetoj që nga 500 kërkesa që i bëjnë të burgosurit të mos gjindet asnjë i vetë”, ka thënë Behxhet Shala nga KMDLNJ.

Kjo sipas Shalës, i vë edhe në pozitë të palakmueshme edhe zyrtarët e Shërbimit Korrektues.

“Ia vështirëson punën edhe SHKK-së sepse ata nuk kanë si të arsyetohen para burgosurve për sjelljen e mirë të tyre që iu premtojnë se mund të përfitojnë diçka, në pozitë të palakmueshme dalin edhe ata që monitorojnë sjelljet e të burgosurve”, ka thënë Shala.

Dukagjini që nga e mërkura e ka dërguar pyetje edhe në presidencë, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje se pse Presidentja Vjosa Osmani nuk po e shfrytëzon këtë të drejtë.

Shija e redaktorit

Për nder të 31-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në kohët e vështira për librin dhe kulturën, me iniciativën e një grupi krijuesish e intelektualësh, shtëpia botuese...

Për vitin e tretë me radhë, në Kosovë u organizua...

Instituti për Promovimin e Metodës Shkencore, mbështetur nga shtëpia botuese "Dukagjini", shënuan “Festivalin e Matematikës” për të tretin vit me radhë, duke vlerësuar dhe nxitur...

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

Të fundit nga rubrika