Presidenti rus, Vladimir Putin, ka shprehur ngushëllime dhe ka premtuar ndihmë si për Turqinë, ashtu edhe për Sirinë, pas tërmeteve të sotme që kanë vrarë më shumë se 1900 persona.
Putin i tha presidentit sirian Bashar al-Assad: “Ne shpresojmë për një shërim të shpejtë për të gjithë të lënduarit dhe jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmën e nevojshme për të kapërcyer ndikimin e kësaj fatkeqësie natyrore,” raportoi AFP news.
Në një mesazh drejtuar presidentit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, Putin i kërkoi atij të “përcillte fjalë ngushëllimi dhe mbështetjeje të sinqertë” për familjet e viktimave dhe tha se Rusia ishte “e gatshme të ofrojë ndihmën e kërkuar”.