VLEN: Zgjedhjet ishin jodemokratike, opozita shqiptare fiton, ndërsa BDI-ja shkon në izolim

Opozita shqiptare VLEN në Press Konferencë për medie thanë se zgjedhjet ishin jodemokratike.

Sipas tyre, kjo sepse ka pasur ndërhyrje nga BDI-ja, mirëpo thanë se VLEN sipas tyre është fitues absolut.

Izet Mexhiti, bartës i listës së koalicionit “Ndryshimi Vlen” ka mbajtur konferencë për medie, ku ka deklaruar se “Vlen është fituese absolute tek shqiptarët”, ka thënë ai, por pa përmendur rezultatet.

“VLEN është fitues absolut në kampin shqiptar. Votues e qytetarë, faleminderit për aktivitetin dhe qytetarinë. Faleminderit për durimin dhe rezistencën. Procesi zgjedhor nuk ishte demokratik, insitucionet ishin në funksion të BDI-së”, ka thënë ai.

Tutje, Mexhidi është shprehur se “Ka pasur parregullësi dhe do të raportohen. BDI bojkotoi zgjedhjet presidenciale, jashtë çdo parimi europian, edhe pse u thirrën në Frontin Europian. Nga nesër Maqedonia e Veriut reflekton ndryshe, Ali Ahmeti u izolua. Ali Ahmeti dhe Artan Grubi dështuan dhe do të izolohen”, tha Mexhiti.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika