Vlera e koeficientit – Sejdiu tregon se cilat janë pakënaqësitë e mjekëve

Pleurat Sejdiu, nga Oda e Mjekëve, ka thënë se mjekët janë të pakënaqur me vlerën e koeficientit të caktuar nga Qeveria e Kosovës

Pleurat Sejdiu, Oda e Mjekëve

Pleurat Sejdiu, nga Oda e Mjekëve të Kosovës, ka treguar se vlera e koeficientit për paga nuk i ka kënaqur pritshmëritë e mjekëve.

Ai në emisionin “Five”, ka thënë se mjekët kanë pritur që koeficienti të jetë 120 dhe jo 105 euro.

Sejdiu ka bërë të ditur se më shumë se gjysma (55%) e mjekëve me të cilët ka komunikuar Oda e Mjekëve, nuk e kanë parë të kënaqshëm koeficientin e paraqitur nga Qeveria, 30% prej tyre e kanë cilësuar si jo të mjaftueshëm kurse 15% si të kënaqshëm.

Sejdiu ka thënë se përveç koeficientit mjekët janë shprehur të shqetësuar për barazimin e mjekëve specialistë me psikologët klinikë specialistë.

“E dyta që ka shkaktuar zemërim më të madh ka qenë renditja e mjekëve specialistë me psikologë klinik specialistë, ata nuk kanë kompetenca as për përshkrimin e barnave… Nëse e kemi për bazë shkollimin bazik dhe specialistik ku ne si mjek kemi 6+5, janë deri në 12 vjet shkollim ata kanë shkollim pesë deri në gjashtë”, ka thënë ai.

Tutje ai është shprehur se Oda e Mjekëve ditët në vijim do të dalin me një qëndrim se a e pranojnë këtë koeficient apo jo.

May be an image of text that says 'PAGA ME LIGJIN E RI PER PUNETORET SHENDETESORE (Pa pervojën e punës dhe shtesa të tjera) 659 PAGA BAZE AKTUALE NẺ (BRUO) Mjeku Specialist 1260 PAGA BAZE ME IGJN RI (BRUTO)* +601 RRITJA 91% RRITJA NỀ PERQINDJE Mjeku pergjithshëm 565 PAGA BAZE AKTUALE NỀ (BRUTO) 777 PAGA BAZE LIGJINE (BRUTO)* +212 RRITJANE 37% RRITJA PERQINDJE Kryeinfermieri në QKUK 471 PAGA NỀ AKTUALE 672 PAGA BAZE RI (BRUTO)* +201 RRITJAN 43% RRITJA PERQINDJE Kryeinfermieri në Spitale rajonale 471 PAGA BAZE AKTUALE NE (BRUTO) 651 PAGA BAZE ELIGJN RI (BRUTO)* +180 RRITJA 38% RRITJA NE PERQINDJE ↑'

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika