Një gruaje dyshohet se i është thyer banesa në kryeqytet.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se të dyshuarit i kanë vjedhur orë dore, stoli ari dhe një qelës të veturës.
Lidhur me rastin njësitet policore kanë arritur që ta ndalojnë veturën me targa te Shqipërisë në të cilën gjendeshin tre të dyshuar, shtetas të Shqipërisë, të cilët janë arrestuar.
“Është raportuar se nga të dyshuar të panjohur viktimës femër kosovare i është thyer banesa ku i janë vjedhur; orë dore, stoli ari dhe një qelës i veturës. Lidhur me rastin njësitet policore kanë arritur që ta ndalojnë veturën e dyshuar me targa te Shqipërisë në të cilën gjendeshin tre të dyshuar meshkuj shtetas të Shqipërisë, të cilët janë arrestuar, ndërsa gjësendet e gjetura në veturë janë sekuestruar”.
“Tre të dyshuarit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.