Policia ka arritur ta identifikojë dhe arrestojë një të dyshuar për vjedhje të arit në vlerë 168 mijë euro nga një argjendari në Prizren.
Pronari i lokalit pati raportuar më 13 janar për vjedhjen, që sipas tij, i ishin vjedhur stoli ari rrethe 3 kg dhe 1 kg argjend.
Në bashkëveprim me Prokurorinë Themelore në Prizren është lëshuar urdhërkontroll nga Gjykata Themelore në Prizren dhe janë kontrolluar objekti i banimit i të dyshuarit dhe objektet përcjellëse në fshatin Greme, Ferizaj.
Gjatë kontrollit janë gjetur dëshmi të shumta ndërlidhëse me rast të cilët dhe janë sekuestruar, njoftoi Policia.
Gjithashtu është sekuestruar edhe automjeti me të cilin është kryer vepra penale.
I dyshuari është ndaluar për 48 orë.