Vokrri kritikon ndërkombëtarët: Po barazojnë qytetarin serb me Listën Serbe e Radojçiqin

Zëvendësministri i Pushtetit Lokal në Kosovë, Arbër Vokrri, ka kritikuar ndërkombëtarët për mospërfilljen e komunitetit serb, duke argumentuar se ata kanë tendencë të barazojnë çdo qytetar serb me Listën Serbe. Ai ka theksuar se kjo është nënçmuese për qytetarët serb dhe ka kërkuar nga ndërkombëtarët të komunikojnë drejtpërsëdrejti me komunitetin serb

Arbër Vokrri

“Ata (ndërkombëtarët) janë mësuar ta barazojnë qytetarin serb me Listën Serbe. Dhe kjo nuk i bën nder as atyre dhe është nënçmuese për qytetarët serbe. Nuk do të duhej të identifikohej çdo serb me (kryeterroristin, Millan)Radojoçiqin ose me bashkëpunëtorët e tij”.

Kjo është kritika që iu drejtua ndërkombëtarëve nga zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, të cilët sipas tij, po anashkalojnë komunitetin serb në Kosovë.

“Është e habitshme, pse ndërkombëtarët, ambasadorët edhe të dërguarit special nuk duan të komunikojnë drejtpërsëdrejti me komunitetin serb, sidomos më atë në veri. Dhe refuzojnë t’i takojnë përfaqësuesit e denjë të interesave të komunitetit serbë”, ka thënë Vokrri në “Rreth e Rrotull”.

Ky deklarimi i zv/ministrit pasoi teka po komentonte bojkotimin (e së dielës të 21 prillit) e “referendumit” për shkarkimin e kryetarëve të komunave në veri të vendit – bojkot i cili u prit me keqardhje nga ndërkombëtarët.

Pasi sipas Vokrrit, dështimi i “referendumit” duhet të shihet si bojkot i serbëve të veriut kundrejt Listës Serbe –  e cila sipas tij, “është në agoni” – dhe jo si bojkot i serbëve shkaku i thirrje nga Lista Serbe.

“Radhitja, sekuenca e ngjarjeve që po paraqiten në mënyrë të gabuar. Jo nuk është se fillimisht Lista Serbe bëri thirrje për bojkot, andaj qytetarët u bindën të marrin pjesë në këtë proces të nisur nga Lista Serbe. Por, është e kundërta, qytetarët serbe kanë jep sinjale të qarta qysh më herët se nuk do të bëhen pjesë e këtij procesi të nisur nga Lista Serbe dhe më të kuptuat këtë Lista Serbe e ka parë që në fillim i ka bërë llogaritë gabim dhe që ta shpëtoj reputacioni sa mund t shpëtojë shpalli bojkot. Që mandej mungesën e interesimit të qytetarë ta prezantoje si një sukses të vetin”, ka thënë Vokrri, në “Rreth e Rrotull” të Dukagjinit.

Në studio të “Rreth e Rrotull”, Vokrri ka treguar edhe një rast të bojkotimit të Listës Serbe nga qytetarët serbë të veriut.

“Ma lejo ta them një fakt tjetër që nuk po përmend shumë në media ka qenë edhe një thirrje tjetër e Listës Serbe për ditën e djeshme. Që në shkollat e komunave veriore të tubohen, nxënësit bashkë me prindërit të zhvillojnë aktivitet. Drejtorët e të gjitha shkollave, në veri kanë qenë të thirrur t’i njoftojnë prindërit dhe nxënësit që t’i të dalin tek shkollat, në kuadër të këtyre aktiviteteve që paraparë edhe pastrimi i oborreve të shkollave. E ka siguruar të gjithë logjistikën nevojshme për këtë, ka dërguar autobusë dhe të gjitha ata autobusë janë kthyer të zbrazët.

Pra nuk ka qenë asnjë familje e vetëm në veri që iu është përgjigjur kësaj thirrje të Listës Serbe”, ka treguar Vokrri.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika