Vokrri për sulmin në Banjskë: KFOR-i – Policisë: Kjo është punë për ju, jo për ne

KFOR-i mohoi se ndërmjetësuan për ikjen e grupit terrorist nga Banjska.

Zv.ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka thënë se ka pasur biseda me disa pjesëmarrës të Policisë së Kosovës, rreth kësaj ngjarjeje.

Në pyetjen e Gashit drejtuar, Vokrrit se si ikën “terroristët” nga sulmi i Banjskës, zv.ministri Vokrri nuk shprehet edhe aq i qartë.

“Prej bisedave që i kam pasur me pjesëmarrës të Policisë së Kosovës në ngjarjen e Banjskës dhe disa komandantë të tyre, nuk ka pasur asnjë koordinim apo negociim me terroristët apo agresorët, pra njerëzit e Radojçiqit, madje aksioni ka qenë aq i rrëmbyeshëm sa edhe me vet bazën e Policisë së Kosovës nuk ka qenë 100% koordinimi, më vonë është plotësu,” tha Vokrri.

Sipas tij, Policia e Kosovës ka pasur komunikim me KFOR-in, por ata[KFOR] kanë thënë se kjo nuk është punë për ta.

“Ka pas komunikim me KFOR-in, po i referohem bisedave që i kam pasur me policët, KFOR-i sipas policëve që kam biseduar me ta, ka thënë kjo është punë për ju, jo për ne.”

Por, Vokrri nuk ka tregu si si terroristët ikën nga rrethimi i policisë së Kosovës për të cilin kishte folur vet kryeministri Kurti në ditën kritike, kur kishte kërkuar dorëzimin e terroristëve pasi që ishin të “rrethuar” nga policia.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika