Vokshi për Lojërat Mesdhetare: Frymëzim kemi Barcelonën, u zhvillua nga Lojërat Olimpike

Prishtina do të organizojë Lojërat Mesdhetare në vitin 2030

Prishtina është planifikuar të jetë qendra ballkanike e sportit deri në vitin 2030, duke u bërë organizatore e Lojërave Mesdhetare. Ky event madhor do të realizohet në një hapësirë prej 60 hektarësh në Bërnicë, ku pritet të ndërtohen infrastruktura të nevojshme sportive, administrative dhe afariste, si dhe akomodim për atletët dhe vizitorët.

Armand Vokshi, një nga drejtuesit e projektit “Fshati Olimpik”, diskutoi në emisionin “Debat Plus” se si organizimi i Lojërave Mesdhetare do t’i ndihmojë Prishtinës në zhvillimin e saj. Ai theksoi se ideja është të krijohet një zonë kompakte sportive, e ngjashme me zonat olimpike në qytetet kryesore të botës, me fokus në modelin e Barcelonës, e cila përdori Lojërat Olimpike për të zhvilluar infrastrukturën e qytetit të saj.

“Pra ideja është me kriju një zonë kompakte sportive, të ngjashme me zonat olimpike që janë në qytet kryesore të botës. Frymëzimin e kemi marrë nga Barcelona, që është etaloni më i rëndësishmi. Që fillestar I ka në vitet ’70, kur nën suprimimin  e Madridit, Barcelona fillon të marr një hov të ri dhe pak a shumë ngjan më Prishtinës pas çlirimit nga Serbia. Hovin dhe ngacmimin e merr me fitimin e mundësisë për t’i organizuar Lojërat Olimpike. Dhe për këtë ata dedikojnë disa hapësira.

Këtu shikojmë se si Barcelona realizon nëpërmjet mundësisë për ti bërë Lojërat Olimpike me zhvilluar qytetin e Barcelonës. Kur fitohet mundësia për të bërë gara të këtyre niveleve, më I dhënë një zhvillim qytetit në fakt që është në shumë pjesë të qytetit… prej Lojërave Oplimpike, Barcelona që është sot gjenezën e ka prej Lojërave Olimpike.

(Munihu) Ka njëfarë ngjashmërie me zonë e Bërnicës, kjo ka qenë një zonë me materiale inerte. Në 72-shin u transferua në një zonë olimpike. I përngjanë zonës së Bërnicës…”, ka thënë Vokshi.

Në Lojërat Mesdhetare marrin pjesë 26 vende nga tri kontinente. Nga Afrika: Algjeria, Egjipti, Libia, Maroku dhe Tunizia. Nga Azia: Libani, Siria dhe Turqia. Nga Evropa: Shqipëria, Andorra, Bosnja dhe Hercegovniza, Kroacia, Qiproja, Franca, Greqia, Italia, Kosova, Malta, Monako, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Polonia, San Marino, Serbia, Sllovenia dhe Spanja.

Programi sportiv përmban rreth 24 sporte, me pjesëmarrjen e mbi tre mijë sportistëve.

Ndikimi i Lojërave Olimpike në Barcelonë, sipas Vokshit

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” vjen me ofertë deri në 50 %...

Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë po vjen me edicionin e dytë me radhë, andaj një festë e madhe po përgatitet për të...

Osmani: Protesta e 1 Tetorit ndryshoi rrjedhën e historisë dhe...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se protesta e 1 Tetorit 1997 ishte moment kyç në historinë e lëvizjes së rezistencës në Kosovë. Osmani...

Rutte merr udhëheqjen e NATO-s, e shpall Ukrainën prioritet kryesor

Mark Rutte, ish-kryeministër i Holandës, është emëruar Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s, duke zëvendësuar Jens Stoltenberg, i cili udhëhoqi Aleancën për një...

Të fundit nga rubrika