Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka dënuar ashpër sulmin e dhunshëm ndaj Policisë së Kosovës, teksa ka shprehur solidaritetin e plotë me popullin e Kosovës.
Në një postim në platformën “X”, Von Cramon e ka quajtur të papranueshëm sulmin e orkestruar ndaj forcave legjitime të policisë.
Ajo ka kërkuar që autorët të sillen sa më parë para drejtësisë.
“Sulmi i orkestruar ndaj forcave legjitime të policisë është absolutisht i papranueshëm, autorët e të cilit duhet të sillen para drejtësisë. Nevojitet depërshkallëzimi i menjëhershëm duke përfshirë vendosjen dhe përforcimin e fuqishëm të KFOR-it në të gjithë veriun e Kosovës”, shkroi ajo.
Sipas Von Cramon, pjesëmarrja e mundshme e strukturave serbe (nga Beogradi) duhet të hetohet, ndërkohë që është e domosdoshme të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për të ruajtur qetësinë dhe rendin.
“Prandaj, u bëj thirrje të gjithë aktorëve që të bindin njerëzit e armatosur në Manastirin e Banjskës që të dorëzojnë armët dhe të dorëzohen pa vonesa të mëtejshme. Mirëpres në këtë aspekt masat e kujdesshme dhe deskaluese të qeverisë së Kosovës sot, duke shpresuar që të gjithë të qëndrojnë të qetë në çdo pjesë të Kosovës. Shprehi ngushëllimet e mia në emër të Parlamentit Evropian familjes së policit të Kosovës të vrarë sot në detyrë dhe sinqerisht shpreson në shërimin sa më të shpejtë të të lënduarve”, shtoi ajo.
I condemn in the strongest possible terms the violent attack on the Kosovo Police and express my full solidarity with the people of Kosovo.
The orchestrated attack on the legitimate police force is absolutely unacceptable whose perpetrators must be brought to justice. 1/
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺 (@ViolavonCramon) September 24, 2023