Raportuesja për Kosovën dhe njëherazi euro-deputetja, Viola Von Cramon, ka thënë se janë përgatitur ndaj Serbisë një paketë masash, në përgjigje ndaj sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator.
Von Cramon ka thënë se këto se do të dëmtojnë Qeverinë e Serbisë, duhet të miratohet.
“Nuk do t’i quaja sanksione, sepse ato duhen miratuar nga Këshilli, por flasim për masa politike dhe financiare, që natyrisht do të dëmtojnë qeverinë e Serbisë”, ka thënë Von Cramon ka thënë Von Cramon në një intervistë me Alice Taylor në podcastin Inside Albania.
Për Von Cramon, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq duhet të bashkëpunojë dhe të sigurojë një hetim korrekt për ngjarjen e 24 shtatorit.
“Vuçiq është në kontroll të shumëçka ndodh në Serbi. Vështirë të mendohet se ai nuk kishte dijeni se çfarë po ndodh sa i takon blerjes së armatimeve, apo organizimit të grupit agresor. Megjithatë, nuk mendoj se Serbia ka interes për një sulm më të madh ushtarak, apo për luftë”, shtoi ajo.
Për Von Cramon është me rëndësi që Serbia të nënshkruajë çdo marrëveshje të arritur me Kosovën, ndërsa Kosova të themelojë Asociacion e Komunave me shumicë serbe.
“Ajo që kuptoj është se shumë diplomatë po hartojnë një tjetër propozim se si do të bëjmë para. Më tepër detaje nuk mund të jap për momentin”, ka thënë ajo.