Von Cramon i bën thirrje Kosovës e Serbisë ta pranojnë propozimin francezo-gjerman

Në disa përgjigje për mediumet serbe, Von Cramon vlerësoi se Beogradi dhe Prishtina, duhet të gjejnë një kompromis të qëndrueshëm. Sipas saj, propozimi i radhës nga Franca dhe Gjermania, mund të mos jetë më i mirë sesa ky i fundit

Raportuesja për Kosovë në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka thënë se Beogradi dhe Prishtina, duhet ta konsiderojnë ofertën e Francës dhe Gjermanisë, ngase sipas saj, oferta e radhës mund të mos jetë më e mirë sesa kjo e fundit.

Për mediumin serb, ajo vlerësoi se Beogradi dhe Prishtina duhet të gjejnë një kompromis të qëndrueshëm.

“Ne e mbështesim plotësisht dhe në mënyrë të palëkundur punën e Miroslav Lajçakut, dhe besoj se qëllimi mund të jetë real”, ka thënë Von Kramon, gjersa u përgjigj se i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Lajçak pret që marrëveshja në mes Beogradit dhe Prishtinës të arrihet deri në fund të vitit 2024.

Ndërkaq, sipas saj,  Serbia sot është “më e largëta e mundshme që nga viti 2000”, dhe me këtë nënkupton larg Bashkimit Evropian.

“Unë nuk jam e sigurt se njerëzit në Serbi e dinë se reputacioni i Serbisë është më i keqi që nga viti 1999”, deklaroi ajo.

Von Cramon e kishte quajtur marrëveshjen në mes të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë dhe Rusisë si skandal të rëndë. Sipas saj, ajo marrëveshje mund të jetë një sinjal për bllokimin e bisedimeve për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimit Evropian.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika