Von Cramon: Implementimi i planit evropian do t’i hapte Kosovës rrugën për në BE

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, në takimin me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në Strasburg, ka thënë se implementimi i planit evropian do t’i hapte Kosovës rrugën për në BE

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, të mërkurën është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, në Strasburg të Francës.

Në një postim në Twitter, ajo ka thënë se implementimi i planit të Bashkimit Evropian, do t’i hapte rrugën Kosovës drejt bllokut evropian.

“Diskutuam me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për dialogun me Serbinë dhe takimin e ardhshëm në Ohër. Përsërita mbështetjen e plotë për planin e BE-së për Kosovën dhe Serbisë dhe e inkurajova të gjejë një mënyrë për të siguruar zbatimin, pasi me të vërtetë do të hapë rrugën përpara për Kosovën në BE”, shkroi ajo.

Ndryshe, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në vazhdën e takimeve të tij në Parlamentin Evropian është takuar me kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, eurodeputetin, David McAllister.

Temë diskutimi në këtë takim ka qenë edhe takimi në Ohër që do të mbahet të shtunën e 18 marsit në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi me ç’rast Kurti ka theksuar se sa i përket planit të zbatimit të Marrëveshjes Bazë sipas propozimit evropian, duhet të përmbajë detaje konkrete dhe të jetë gjithëpërfshirës, të ofrojë efektivitet në zbatim dhe të jetë i sekuencuar në mënyrë të balancuar.

“Sa i përket planit të zbatimit të Marrëveshjes Bazë sipas propozimin Evropian, kryeministri tha se ai duhet të përmbajë detaje konkrete dhe të jetë gjithëpërfshirës, të ofrojë efektivitet në zbatim dhe të jetë i sekuencuar në mënyrë të balancuar”, ka deklaruar Kurti.

Në takim po ashtu është diskutuar edhe për aplikimin e Kosovës në BE dhe për rrugën përpara, si dhe për finalizimin e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët.

Takimin e radhës në Strasburg, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e zhvilloi me eurodeputetin spanjoll nga radhët e Grupit të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve (S&D), njëherësh kryetarin e Komitetit LIBE për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme në Parlamentin Evropian, Juan Fernando Lopez Aguilar.

Sipas njoftimit të kryeministrisë, tema të diskutimit ishin zhvillimet e fundit, qeverisja dyvjeçare, reformat në sistemin e drejtësisë, sundimi i ligjit dhe liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës.

“Kryeministri Kurti shprehu falënderimin e tij për mbështetjet e deritanishme që Komiteti LIBE i ka dhënë Kosovës për largimin e regjimit të vizave, mbështetje që uron ta marrë edhe në votimin e radhës në këtë komitet, dhe tha se pas vendimit të javës së kaluar të Këshillit të Bashkimit Evropian pret që së shpejti Parlamenti Evropian të kryej dy votimet e fundit në kuadër të këtij procesi”, thuhet në njoftim.

Duke folur për dyvjeçarin e qeverisjes, Kurti, krahas vlerësimeve të brendshme, iu referua raporteve ndërkombëtare, përfshirë atë të Bashkimit Evropian, të cilat sipas tij po dëshmojnë përmirësimet dhe përparimet në rrafshin ekonomik dhe demokratik të vendit.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika