Von Cramon: Krahasimi i Ukrainës dhe Kosovës në vitin 1999 është i papranueshëm

Eurodeputetja Viola von Cramon kishte vizituar kryeqendrën e Serbisë, ku kishte thënë se presidenti Vuçiq, e konsideron shtetin e tij, si viktimë edhe jo si agresorë

Viola von Cramon, eurodeputetja dhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian

“Krahasimi i Vuçiqit i agresionit rus kundër Ukrainës me situatën në Kosovë në vitin 1999 është i papranueshëm”.

Sipas eurodeputetës Viola von Cramon, ajo kanë ranë dakord me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiqin, për luftën në Ukrainë që është shkelje e  së drejtës ndërkombëtare.

Ndërsa ajo ka thënë se Vuçiq, Serbinë e vitit 1999 ë sheh si një viktimë,  jo si agresorë”,  ka thënë  Viola von Cramon, për Danas.

Deputetja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja e  Bashkimit Evropian (BE) për Kosovën, Viola von Cramon, ka qenë në Beograd, ku për herë të parë gjatë angazhimit të saj për çështjen e Kosovës, ka takuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Biseda kishte  qenë e gjatë dhe e vështirë në disa pika, siç ishte paralajmëruar edhe më parë në media.

Viola von Cramon, eurodeputetja dhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian

Një nga temat më të vështira ishte çështja e Kosovës, të cilën e konfirmoi vetë von Cramon për Danas.

Duke folur për çështjen e Kosovës, e cila është veçanërisht aktuale në kontekstin e luftës në Ukrainë dhe shkeljeve të së drejtës ndërkombëtare, Von Cramon theksoi se ajo dhe Vuçiq vetëm “janë dakorduar që të mos pajtohen”.

Aleksandar Vuçiq, presidenti i Serbisë

“Referencat e Vuçiqit se situata në Ukrainë sot është e ngjashme me situatën në Kosovë në vitin 1999, janë diçka me të cilën vërtet nuk mund të pajtohem. “Kemi pasur një bisedë të gjatë për situatën e vitit 1999 dhe pasojat kërcënuese që ka lënë lufta në shoqërinë serbe dhe mendoj se ka disa pikëpamje të gabuara”, ka thënë Von Cramon.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika