Von Cramon: Mali i Zi meriton të anëtarësohet në BE

Cramon ka thënë se Mali i Zi e meriton të bëhet shteti i 28-të anëtar i BE-së, pasi siç thotë ajo është partner i vlefshëm dhe i besueshëm perëndimor

Eurodeputetja Viola von Cramon, është takuar të enjten e 19 majit, me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq, për të cilin ka theksuar se e ka transformuar skenën politike dhe ka dhënë rezultate në sundimin e ligjit.

Përmes një postimi në Twitter, Cramon ka thënë se Mali i Zi e meriton të bëhet shteti i 28-të anëtar i Bashkimit Evropian (BE), pasi siç thotë ajo është partner i vlefshëm dhe i besueshëm perëndimor.

Ndryshe, më 28 prill të këtij viti, Abazoviq, është zgjedhur kryeministër i Malit të Zi, me 45 vota pro, nga 81 deputetë sa ka gjithsej kuvendi malazez.Abazoviq ka hyrë në histori si kryeministri i parë shqiptar që udhëheq qeverinë në Podgoricë.

Me 45 vota për e tre kundër, 36 vjeçari do të drejtojë me qeverinë malazeze bashkë me dy ministra të tjerë shqiptarë nga 18 sa do të jenë gjithsej.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika