Von Cramon pas Raportit të Progresit: Është koha që të hiqen të gjitha masat ndaj Kosovës

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Von Cramon ka thënë se është koha që të hiqen të gjitha masat ndaj Kosovës dhe gjithashtu ka konfirmuar se qytetarët jashtë Kosovës do të udhëtojnë lirshëm drejt BE-së që nga 1 janari

Raportuesja për Kosovë në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se Raporti i Progresit ku diskutohet për Kosovën, thekson progresin në shumë fusha reformuese, përfshirë reformën zgjedhore dhe luftën kundër krimit të organizuar.

Ajo, përmes një postimi në rrjetin social “X”, ka thënë se është koha që të hiqen të gjitha masat ndaj Kosovës.

“Zbatimi i të gjitha marrëveshjeve të kaluara në dialogun e udhëhequr nga BE-ja dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë, si dhe reformat e mëtejshme të Rregullores së Ligjit, përfshirë drejtësinë, janë kyçe për rrugën e Kosovës drejt BE-së”, ka shkruar Von Cramon.

Von Cramon ka thënë se Komisioni Evropian në raport gjithashtu ka konfirmuar se qytetarët jashtë Kosovës do të udhëtojnë lirshëm drejt BE-së që nga 1 janari.

“Komisioni Evropian në raport gjithashtu ka 0konfirmuar se qytetarët jashtë Kosovës do të udhëtojnë lirshëm drejt BE-së që nga 1 janari”, ka vijuar ajo.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika