Von Cramon për dakordimin në mes të Kurtit e Vuçiqit në Ohër: Lajm i mirë, shpresoj që të shoh zbatim të shpejtë

Arritjen e dakordimit për zbatimin e aneksit të marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e ka cilësuar si lajm të mirë

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e ka cilësuar si lajm të mirë arritjen e dakordimit për zbatimin e aneksit të marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Von Cramon, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se shpreson që të zbatohet shpejt kjo marrëveshje.

“Është vërtet lajm i mirë. Po shikoj me padurim të marr më tepër detaje për këtë. Vërtet shpresoj që të shoh zbatim të shpejtë”, ka shkruar Von Cramon.

Ndërsa, shefi i Politikës së Jashtme të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, pas përfundimit të takimit 12-orësh në Ohër, ka njoftuar se Kosova dhe Serbia janë pajtuar mbi aneksin e zbatimit për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve në mes tyre.

Në një deklarim për media, Borrell ka thënë se si pjesë e këtij aneksi, palët janë pajtuar që të zbatojnë të gjitha nenet e marrëveshjes së propozuar nga Bashkimi Evropian.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika