Von Cramon për propozimin franko-gjerman: Një mundësi e mrekullueshme për Kosovën

Von Cramon ka thënë se është në interesin e Kosovës të veprohet tani nga ana e Qeverisë, dhe se të mos presë deri në kohën që Spanja të ketë presidenën e radhës, vitin e ardhshëm. Sipas saj, mjarrëveshja në fjalë mund t’i mundësojë Kosovës të shohë se çfarë i duhet për t'u parë sikurse një anëtare e plotë në BE

Raportuesja për Kosovë në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se propozimin e idesë franko-gjermane, e sheh sikurse një mundësi të mrekullueshme për Kosovën drejt integrimit evropian.

Sipas von Cramon, marrëveshja në fjalë, ka shumë detaje dhe mund t’i mundësojë Kosovës të shohë se çfarë i duhet për t’u parë sikurse një anëtare e plotë në BE.

“Kjo është një mundësi shumë e mirë, do të thosha një marrëveshje kogja progresive. E shoh këtë si një mundësi të mrekullueshme për Kosovën drejt rrugës për në integrimin evropian. Ka shumë përmbajtje, shumë detaje që mund t’i tregojnë Kosovës se çfarë i duhet që të njihet si një anëtare e plotë”, ka deklaruar Von Cramon, në Infokus.

Krahas kësaj, ajo ka thënë se është në interesin e Kosovës të veprohet tani nga ana e Qeverisë, dhe të mos presë deri në kohën që Spanja të ketë presidencën e radhës vitin e ardhshëm.

“Duhet që qeveria të veprojë tani dhe të mos presë që Spanja të ketë presidencën tjetër në vitin tjetër. Është në interesin e Kosovës të ecë përpara”, ka deklaruar von Cramon, gjersa ka theksuar se “ky është propozimi më i mirë që kemi pasur deri më tani”.

Për propozimin franko-gjerman kishte folur edhe presidenti serb, Vuçiq.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Serbia nuk i refuzon bisedimet me Kosovën, por se ajo që ka parë nga propozimi franko-gjerman, është “shumë e vështirë për Serbinë”.

Vuçiq: Propozimi franko-gjerman, i vështirë për Serbinë

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika