Von Cramon: Macron nuk është kundër liberalizimit të vizave, por ministri i tij i mbrojtjes

Eurodeputetja, Viola Von Cramon, ka thënë se presidenti i Francës Emanuel Macron, nuk paraqet problem për liberalizimin e vizave, por këtë po e bën Ministri i Mbrojtjes së Francës

Viola von Cramon, eurodeputetja dhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, eurodeputetja Viola Von Cramon, ka thënë se Ministri i Mbrojtjes të shtetit të Francës, është kundër liberalizimit të vizave për Kosovën, dhe jo presidenti Emmanuel Macron apo këshilltarët e tij.

“Problemi nuk është tek ai dhe këshilltarët e tij, por te ministri i Brendshëm. E vështire”, ka shkruar ajo në përgjigjen e saj ndaj Francizka Tschinderle, një gazetare gjermane.

Gazetarja gjermane, ka shtruar pyetjen për politikat e jashtme të shtetit francez, e që sipas saj janë të pakuptueshme.

“A mund të më shpjegojë dikush politikën e jashtme franceze? Bllokimi i një shteti me 1,8 milion banorë me vite dhe vite nga marrja e diçkaje kaq themelore si liberalizimi i vizave. Çka saktësisht përfitojnë banorët e një shteti me 67 milionë banorë nga kjo?”, ka shkruar ajo.

Kërkesën për liberalizim të vizave e ka bërë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Samitin e Bashkimit Evropian, ku ka marrë pjesë të enjten e 23 qershorit.

Osmani, në deklaratën e saj para hyrjes në Samitin e Bashkimit Evropian, ka deklaruar se dëshiron një mesazh të qartë nga familja evropiane për Ballkanin Perëndimor dhe të ardhmen e tij.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Ajo ka theksuar se qytetarëve të Kosovës u duhet një zë i qartë nga BE-ja, teksa ka shtuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

Osmani ka potencuar se qytetarëve të Kosovës duhet t’iu mundësohet lëvizja e lirë.

“Sigurisht shpresojmë, megjithatë nuk dua t’i rris pritshmëritë në këtë moment kohor, sepse ky proces nuk është më në duart tona. Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret sa i përket liberalizimit të vizave vite më parë”, ka thënë Osmani.

Presidentja e vendit ka theksuar se mosliberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një padrejtësi e madhe.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika