Von Cramon për vizat: Nuk është në dorën tuaj, i keni plotësuar të gjitha kriteret

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se liberalizimi i vizave për Kosovën është proces i vonuar. Ajo ka theksuar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim

Raportuesja e Kosovës në Parlamentin Evropian, Viola Von Cremon





Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, në vazhdën e disa çështjeve, ka folur edhe për mungesën e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Gjatë vizitës së saj në Kosovë, në një konferencë për media, Cramon ka thënë se nuk është në dorën e Kosovës çështja e vizave, derisa ka theksuar se kriteret për heqjen e tyre, janë plotësuar kohë më parë.

Ajo ka mohuar se çështja e vizave ka të bëjë me mungesën e rezultateve në dialogun Kosovë-Serbi, teksa ka thënë se kjo lidhet më shumë me disa vende të cilat kanë rezerva për shkak të sigurisë së tyre të brendshme.

“Nuk ka kurrfarë ndëshkimi për shkak të mungesës së rezultateve në dialog. Pavarësisht nga secila qeveri, nuk ka pasur kurrfarë rezultate për vizat. Mendoj që diskutimet në këshill janë më shumë për gjendjen në terren. Për fat të keq, kjo më bën shumë të pikëlluar, nuk është në dorën tuaj, ju i keni përmbushur të gjitha kriteret. Raporti i rishikuar i komisionit nuk ka kritikuar asgjë, asgjë nuk po mungon, kjo nuk mund të lidhet me mungesën e rezultateve në dialog. Disa vende anëtare kanë rezerva”, ka thënë Cramon.

Cramon bëri të ditur se vendimi për heqjen apo jo të vizave pritet të merret në mes të muajit nëntor apo në fillim të dhjetorit, teksa ka paralajmëruar se mund të ketë kushte të reja për Kosovën.

“Vendimi do të jetë kah mesi i nëntorit apo fillimi i dhjetorit. Por pyetja është se a do të dërgojë te një sistem kushtesh të reja, që do të ishte krejtësisht i padrejtë, apo do të shohim një datë se kur do të liberalizohen vizat, që është vendim i vonuar”, ka theksuar Cramon.

Raportuesja për Kosovën tha se përveç Francës janë edhe disa shtete të tjera që kanë rezerva sa i përket çështjes së vizave për Kosovën.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika